Stilisti i “Bridgerton”, Marc Pilcher vdes nga COVID-19

Mediale Vip

Stilisti i “Bridgerton”, Marc Pilcher vdes nga COVID-19

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 19:25
Marc Pilcher

Muajin e kaluar, stilisti i “Bridgerton”, Marc Pilcher, mori ‘Emmy’-n e tij të parë falë shfaqjes së suksesshme të Netflix.

Tre javë më vonë, ai thuhet se humbi jetën si pasojë e infektimit me coronavirusin.

Yjet e “Bridgerton” me këtë rast kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa postimeve në rrjete sociale dhe një i tillë nuk ka munguar as nga aktorja, Nicola Coughlan.

“Shumë zemërthyer nga vdekja e Marc Pilcher, stilisti i shkëlqyeshëm dhe vizionar. Ai ishte aq i pasionuar për punën e tij dhe tejet i talentuar. Para një muaji ai fitoi çmimin në ‘Emmy Awards’”, tha ajo.

E njëjta më tej shtoi: “Ju lutem kujtoni që COVID-19 është ende një rrezik real dhe i pranishëm, ju lutemi vaksinohuni dhe maskohuni për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

Sipas faqes së tij të internetit, Pilcher filloi karrierën në 1988 dhe kaloi 15 vjet duke punuar në teatër para se të kalonte në televizion dhe filma.

Vitet e fundit, ai punoi në “Mary Queen of Scots” dhe “Doënton Abbey”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat