Një fëmijë pas dasmës me Markun? Përgjigjet Rudina

Mediale Vip

Një fëmijë pas dasmës me Markun? Përgjigjet Rudina

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:10
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites me Rudinën në Tv Klan ku ka folur për jetën e saj dhe planet pas martesës me Mark Frrokun.

Si përherë pa komplekse dhe e çiltër, Rudina ka treguar se në planet e çiftit mund të jetë së shpejti edhe një fëmijë.

"Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri. Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”.

Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime", ka treguar Rudina, duke lënë kështu të hapur mundësinë se ndoshta së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat