E pyesin se kur do të bëhet me fëmijë, Neslihan Atagul nuk i lë thumbat

Mediale Vip

E pyesin se kur do të bëhet me fëmijë, Neslihan Atagul nuk i lë thumbat

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:06
Neslihan Atagul

Neslihan Atagül është një nga aktoret më të famshme turke. Ajo është e martuar me aktorin e njohur Kadir Dogulu prej vitesh tashmë, por çifti ende nuk kanë vendosur të bëjnë fëmijë.

Për këtë arsye, aktorja pyetet shpesh, por mesa duket kjo pyetje është kthyer në një bezdisje për të. Sa herë bën dalje publike, aktorja ndiqet nga paparazzi dhe pyetje rreth ardhjes në jetë të një fëmijë është e pashmangshme.

Në një nga herët e fundit ndodhi përsëri e njëjta gjë:

“A po mendoni të bëni fëmijë?” e pyet paparaci
“Po ti a po mendon? I ke dy, hajde bëje të tretin”, iu përgjigj Neslihan.

Nuk është hera e parë që Neslihan i kthehet me thumba apo disi ashpër gazetarëve. Para disa kohësh ajo ka pasur një reagim të ashpër kur u pyet për Burak Ozcivit.

“Nëse do të merrje një ofertë për një serial të ri, a do të luajë sërish krah Burak Ozçivit?”-e pyetën gazetarët aktoren.

Neslihan u nxeh pas kësaj pyetje duke habitur me reagimin e saj.

“Çfarë lidhje ka kjo? S’më pëlqen kjo pyetje! Më falni, por kjo s’është pyetje me vend”-u përgjigj Neslihan.

Kujtojmë që Neslihan Atagul dhe Burak Ozçivit kanë luajtur së bashku në serialin “Kara Sevda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat