Arjola e përlotur tregon historinë e tradhtisë nga bashkëshorti

Mediale Vip

Arjola e përlotur tregon historinë e tradhtisë nga bashkëshorti

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:14
Ariola Demiri

Çifti i radhës që po i bëjnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisës së BB VIP, janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.

Aktorja tropojane i është rikthyer sërish historisë me tanimë ish-bashkëshortin e saj.

Ajo ka treguar se ai pëlqente një jetë tjetër, derisa u shpreh se dashuria e tyre ka qenë mjaft e madhe.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, sesa ajo që kishte brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim per mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Arjola.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Aktorja nga Tropoja tregoi se bashkëshorti e ka tradhtuar, dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, pasi sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

Gjithashtu Arjola Demiri zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërsa tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh aktorja.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat