“Sex and the city” paska një finale ëndrrash

Mediale Vip

“Sex and the city” paska një finale ëndrrash

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:31
“Sex and the city”

Nëse doni të mbeteni kuriozë dhe të mos merrni vesh se çfarë ndodhë, atëherë mbylleni këtë tekst, mos e hapni videon dhe prisni serialin.

Turistët kanë zbuluar se “Sex and the City” ndoshta do të përfundojë sërish në Paris. Fansat gjatë xhirimeve në Nju Jork, janë mërzitur kur kanë parë që Carrie shpesh shfaqet e trishtuar dhe vetëm, pasi Bigu nuk është shumë prezent. Kjo ka nxitur hamendësimet se ai mund të ketë vdekur, ose janë ndarë (sërish), por me këtë video ndoshta do të kemi sërish një fund të lumtur. E për këtë, gjithmonë në ndihmë vjen Parisi, aty ku janë marrë dhe pamjet e këtyre xhirimeve, në njërën prej urave më romantike në botë.

Ndoshta ky vit nuk do të mbyllet dhe aq keq, por me lajme të bukura e me shumë dashuri në mes.

Nga produksioni, kemi mësuar se “And just like that”, do të shfaqet në dhjetor. Në kohën më të bukur për emocione të tilla dhe shumëëë romancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat