Donald zbulon çka e çoi drejt ndarjes me Borën

Mediale Vip

Donald zbulon çka e çoi drejt ndarjes me Borën

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:43
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë. Çifti u nda në maj të këtij viti pas tre vitesh së bashku. Dhe mesa kemi parë ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore. Shumë postime të tyre në rrjetet sociale janë interpretuar nga ndjekësit si thumba për njëri-tjetrin, teksa bujë bëri edhe një deklaratë e Donaldit në “Binjakët Show”. Ai tha se gjithë ish-të dashurat i ka dashur njësojë dhe mbylli çdo mundësi për tu rikthyer me ish-in e fundit.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk foli drejtpërdrejt lidhur me ndarjen dhe atë çfarë ndodhi mes tyre, teksa mediat raportuan se shkak i ndarjes u bë xhelozia e Donaldit. Ky i fundit më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në “Big Brother VIP Albania” lidhur me ndarjen nga Bora. Ishte Paloma ajo që ka “ngacmuar” Donaldin, i cili me përgjigjet e tij na la të kuptpjmë se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”. Epo edhe heshtja një përgjigje është apo jo?!

 

Pjesë nga biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat