Stilisti i Balmain rrëfen historinë e fshehtë: Nuk e di pse kisha turp

Mediale Vip

Stilisti i Balmain rrëfen historinë e fshehtë: Nuk e di pse kisha turp

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:26
Olivier Roustening

Dizajneri i firmës së njohur luksoze Balmain, Olivier Roustening ndau një foto të tijën, të një viti më parë kur një zjarr në shtëpinë e tij i dëmtoi tërësisht fizikun.

Drejtori kreativ i shtëpisë franceze të modës ishte i mbuluar me fasho në të gjithë pjesën e sipërme të trupit, në kokë si dhe fytyra e tij shihet thuajse e shpërfytyruar.

Në një përshkrim të gjatë ku thotë se fotoja është e një viti më parë,  Olivier thotë se më në fund ndihet gati për t’u rrëfyer.

“Pikërisht një vit më parë, oxhaku i shtëpisë sime shpërtheu. Mëngjesin tjetër u zgjova në spitalin “Saint Louis” në Paris. Stafi i talentuar i spitalit të famshëm, i cili po përballej me një numër të lartë rastesh me COVID, u kujdes për mua. Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat