Tha se nuk ka asgjë mes tyre, por Donald Veshaj befason Semin kur po lahej në vaskë me të brendshme

Mediale Vip

Tha se nuk ka asgjë mes tyre, por Donald Veshaj befason Semin kur po lahej në vaskë me të brendshme

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 10:59
Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj

Afrimiteti i Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka ngritur dyshimet se mes tyre po lind një histori dashurie. Artistët janë njohur më parë me njëri-tjetrin, pasi Semi është shoqja e ngushtë e moderatores Bora Zemani, e cila është ish e dashura e aktorit të humorit.

Pavarësisht ndarjes së ish-çiftit, Donaldi dhe Semi vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira bashkë. Diskutimet, afrimiteti, lojërat që ata bëjnë me njëri-tjetrin, i kanë bërë edhe banorët e tjerë të dyshojnë se mes tyre mund të ketë diçka.

Ndonëse e mohuan, ditën e djeshme, Donaldi ka bërë një veprim të papritur. Aktori i humorit shkoi tek Jaupaj gjatë kohës që ajo ishte në vaskë së bashku me Beniada Nishanin, dhe i vendosi një kurorë me lule në kokë.

Gjatë bisedës së djeshme mes Semit, Donaldit, Palomës dhe disa banorëve të tjerë, këngëtarja ua bëri të gjithëve të qartë se mes saj dhe Veshajt nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe respekt.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?

Donald Veshaj: Të martuar?

Semi Jaupaj: S’ka qenë e martuar.

Paloma: Me fëmi?

Donald Veshaj: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.

Semi Jaupaj: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?

Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…

Donald Veshaj: Isha unë?…

Semi Jaupaj: Ohoo jo.

Donald Veshaj: Jo, nuk isha unë.

Semi Jaupaj: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.

Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….

Semi Jaupaj: Ka, ka. E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!

Monika Lubonja: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.

Semi Jaupaj: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat