Fifi rrëfen zënkën me të afërmin e saj

Mediale Vip

Fifi rrëfen zënkën me të afërmin e saj

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:07
Fifi

Fifi është një prej banoreve konkurrente të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, e cila herë pas here ndan me banorët historia nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka rrëfyer një moment konflikti me dajën e saj, ku ka treguar se kjo ka ndodhur pasi ai i ka thënë ‘sa qenke shëndoshur në çastin e parë që janë takuar’.

“Pata një konflikt me dajën, as nuk më pyeti si je, asgjë… kishte shumë kohë pa e parë. Fjalia e parë që më tha ishte: daj sa qenke shëndoshur. I thashë qysh edhe njëherë?! As s’më tha si je dhe as urime për këtë e për atë…. Ishte hera e parë që u konfrontoja me njerëzit e nanës”, ka treguar artistja në një bisedë me Arjolën, Monikën dhe Beniadën.

Kujtojmë se Fifi gjatë një bisede me Granitin në kaudër të provës javore, ka treguar se ish-i dashuri i saj është ndarë me këngëtares pasi nuk i pëlqente që ajo qante.

“U nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar artistja. 

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat