Kate dhe William kanë një kontratë martesore; ja çfarë përmban ajo...

Mediale Vip

Kate dhe William kanë një kontratë martesore; ja çfarë përmban ajo...

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:31
Princi William dhe Kate Middleton

Princi William dhe Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit u martuan në vitin 2011 dhe që atëherë kanë fituar zemrat e fansave mbretërorë në të gjithë botën.

Që kur u martuan tetë vjet më parë, çifti ka tre fëmijë të mrekullueshëm, Princin George pesë vjeç, Princeshën Charlotte tre vjeç dhe Princin Louis një vjeç.

Por rezulton sipas burimeve të fundit se dyshja ka bërë para martese një pakt sekret.

Ky pakt është zbuluar në biografinë e fundit të Kate “Kate: The Future Queen”, ekspertja mbretërore Katie Nicholl tha se çifti i ri bëri një marrëveshje e cila do të ishte siguria e tyre.  

Në librin e saj ajo shkroi se çifti tha, "nëse nuk jemi martuar me askënd tjetër deri në moshën 40 -vjeçare, atëherë le të martohemi bashkë."

Dyshja me sa duket e lidhën këtë pakt ose kontratë rreth vitit 2007, jo shumë kohë pasi ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre për pak kohë dhe kishin marrë njëfarë pauze.

Kate dhe William me sa duket shkuan në një ishull në Seychelles për të kaluar një kohë cilësore së bashku dhe për të punuar në marrëdhënien e tyre në privatësi.

"Për herë të parë, ata folën seriozisht për martesën, dhe me oqeanin para tyre dhe nën qiellin e natës, ata bënë një pakt për t'u martuar", thotë ekspertja mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat