Juli largohet nga Përputhen

Mediale Vip

Juli largohet nga Përputhen

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:41
Juli

Juli është djali më i vogël në moshë në “Për’puthen”, ndonëse një nga më “të zhurmshmit”. Të shtunën, në puntatën “Prime”, disa nga vajzat vunë në dyshim seksualitetin e tij, duke aluduar se është “gay” e duke shkaktuar tensione në studio. Madje, kur situata agarvoi, Juli hoqi edhe mikrofonin, duke kërkuar të largohet.

Ndërkohë, pas të shtunës ai ka marrë një vendim të papritur: Është larguar nga “Për’puthen”! Këtë e ka zbuluar vetë ai, në Instagram, në një bisedë me ndjekësit. Ai ka treguar se nuk është më pjesë e programit, madje ka shkruar se produksioni e ka përdorur.

I pyetur nëse ndihet i shfrytëzuar, ai ka thënë:

“Nuk e shoh në atë këndvështrim, edhe pse ashtu ishte”,duke shtuar më pas se e bëri të gjithën për sensibilizim.

Megjithatë, mbetet të shohim e të zbulojmë më shumë, në puntatën e sotme, e para pas “Prime”, ku u diskutua kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat