Fifi tregon për balonin gastrik që ia rrezikoi jetën

Mediale Vip

Fifi tregon për balonin gastrik që ia rrezikoi jetën

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:44
Fifi

Fifi mbrëmjen e se hënës i tregoi disa prej banoreve problemin kryesor që i kishte shkaktuar asaj mbipeshën.

Këngëtarja rrëfeu se kishte vite që vuante nga tiroidet dhe nëse konsumonte ushqime të caktuara trupi i saj reagonte mënjeherë me shtim në peshë.

Këtë të martë Fifi tregoi se kishte provuar të vendoste në stomak ‘’balonin gastrik’’ dhe përveçse nuk rezultoi efektiv i rrezikoi asaj edhe jetën.

‘’Jam zgjuar pas 6 orësh dhe doktori më tha se operacioni ishte jetë a vdekje’’,- tregoi Fifi.

Këngëtarja shtoi se baloni qendroi në stomakun e saj mbi 10 muaj dhe jo vetëm që nuk humbi në peshë por shtoi 4 kg.

‘’Nuk humba peshë por shtova. Nuk mund të konsumoja asgjë gjithë ditën. Ata më thanë që duhet të mbaja edhe regjim ushqimor gjë që ishte një budallallëk’’,- tha ajo.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat