Britanikët nuk duan më as Eurovizionin?

Mediale Vip

Britanikët nuk duan më as Eurovizionin?

Më: 13 maj 2017 Në ora: 12:15
Eurovizioni

Pjesa më e madhe e britanikëve thotë se do të votonin pro largimit nga Eurovizion nëse për këtë gjë do të zhvillohej një referendum, tregoi një sondazh i publikuar nga YouGov.

Gati një vit pasi britanikët votuan për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, 56 për qind e tyre thanë se do të votonin pro edhe për t’u larguar nga festivali evropian i këngës, ndërkohë që 44 për qind tha se donin që vendi i tyre të merrte pjesë.

Në referendumin e vitit të kaluar, 52 për qind e britanikëve votuan pro largimit nga BE-ja dhe 48 për qind kundër.

Edhe pse e kanë fituar pesë herë Eurovizionin, renditja e tyre ka qenë e ulët gjatë viteve të kaluara, ndërkohë që, që nga viti 2003 kënga britanike është renditur tri herë vendin e fundit.

Për herë të fundit, Britania e Madhe e ka fituar Eurovizionin në vitin 1997 me këngën “Love, Shine a Light” nga Katrina & The Waves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat