Mahmuti dhe Shyhretja sqarojnë dilemën rreth raporteve mes tyre

Mediale Vip

Mahmuti dhe Shyhretja sqarojnë dilemën rreth raporteve mes tyre

Më: 13 maj 2017 Në ora: 22:16
Mahmuti dhe Shyhretja

Këngëtari nga Tetova ka treguar për Prive se ata vendosën të bënin diçka më ndryshe pas bashkëpunimeve të shumta ndërmjet vete dhe kishin zgjedhur këngëtarë të tjerë për duete. Fillimisht, sipas tij, këtë e kishte bërë Shyhretja dhe pastaj ka vazhduar edhe Mahmuti me bashkëpunime të tjera.

“Jo, nuk jemi hidhëruar, por nuk kemi rastisur me një këngë të mirë, po presim kur të vijë momenti”, ka qartësuar Shyhretja.

“E vërteta është se unë dhe Shyhretja bashkëpunojmë, gjatë gjithë verës i kemi rreth 70 për qind të dasmave bashkë”, ka thënë Mahmuti duke sqaruar edhe një herë se bashkëpunimet me këngëtarët tjerë ishin thjesht për të bërë një ndryshim.

Deklarimet e dy këngëtarëve të popullarizuar dëgjoni në videon e mëposhtme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat