Cili ishte roli i ish të fejuarës së Seldit në sherrin me Sinanin?

Mediale Vip

Cili ishte roli i ish të fejuarës së Seldit në sherrin me Sinanin?

Më: 14 maj 2017 Në ora: 08:05
Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu dhe ish e fejuara e Seldit

Të ftuar në ‘Xing me Ermalin’ Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu ndër të tjera kanë folur edhe për atë që ka kuriozuar për kaq shumë kohë publikun shqiptar.

3 vite më parë ata i dhanë fund miqësisë së madhe që kishin bashkë, në skenë dhe jashët saj, për arsye që nuk u morrën vesh kurrë…ose të paktën derisa të shkelnin në këtë studio. “Ti asokohe krijove një lidhje me një vajze dhe u përkushtove aty, a kishte kjo pasojë në sherrin me Sinanin?” u pyet Seldi nga Ermal Mamaqi duke ju referuar Dafina Zekës me të cilën kohë më pas kwngëtari u nda. “Në fakt tani është shumë e thjeshtë t’ja lemë fajin dikujt tjetër, por unë mendoj se isha fajtori i vetëm i asaj që ndodhi” u përgjigj këngëtari.

-“Por ç’bërë këto tre vite?”

-“Isha në një lloj rehabilitimi me veten. Duhej të ndodhte ajo që ndodhi që të kuptoja vlerën e njerëzve që të ndihmojnë. Dua t’i them publikisht Sinanit ‘Faleminderit’ sepse është treguar më shumë se vëlla dhe baba për mua” tha Seldi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat