Burhan rrëmben Xhansunë e cila pret djalë, Dilara ndahet nga Haruni; Ja ç’do të ndodhë

Mediale Vip

Burhan rrëmben Xhansunë e cila pret djalë, Dilara ndahet nga Haruni; Ja ç’do të ndodhë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 09:14
Fatet e kryqezuara

Dilara sillet ftohtë me Harunin. Harun zihet me të dhe Dilara i shpreh se ka dyshime tek ai. Fëmija i Xhansusë është i shëndetshëm dhe është djalë. Hatixhe takon Harunin por sillet keq me të.

Mahide është e mbyllur në azil dhe Hatixhe i mban qëndrim Harunit. Selen dëgjon bisedën e tyre. Harun mëson se Dilara i ka ushtruar presion psikologjik Mahides, duke mos e lënë të takojë fëmijën. Harun reflekton dhe kupton vuajtjen e Mahides. Ai shkon në azil dhe e nxjerr.

Ozkan mbetet në burg dhe Xhansu bëhet dyshuese kur ai nuk i përgjigjet asnjë telefonate. Xhansu shkon në ofiçinën e Enginit. Engin i tregon se Ozkan është në qeli. Xhansu nxehet me Xhihanin dhe Denisin që nuk i kanë treguar të vërtetën. Xhansu takon Ozkanin në burg dhe i shpreh shqetësimin për të. Rahmi i tregon Kerimanit se nuk e ka fshehur vdekjen e vajzës për para, por pasi dhëndri e ka kërcënuar se do të vriste edhe Xhihanin. Asu dhe Xhandan arrijnë të arratisen.

Hazall fton Asun në apartamenin e saj. Ozan i shkon Hazallit për vizitë në shtëpinë e re me dhuratë në dorë dhe i ofron asaj një fillim të ri si motër e vëlla. Asu shkon në shtëpinë e Hazallit dhe e lë Xhandanin vetëm. Vendndodhjen e Xhandanit e zbulojnë.

Kriminelët i kërkojnë Xhandanit diamantet që ajo ka transportuar. Asu kërkon diamantet në shtëpi por nuk i gjen.  Ajo mendon se ia ka marrë Dilara dhe i tregon asaj se po e kërcënojnë për ta vrarë në këmbim të parave. Selma i tregon Xhihanit çdo gjë rreth Harunit. Xhihan mëson se Harun e ka nxjerrë Mahiden nga azili. Mithat punon si haker. Selen ka punuar dhe më parë me Mithatin por pa e ditur se kush është ai. Selma i propozon Xhihanit të marrin hakerin në punë për të fshirë emrin e Hazallit nga kompania e Harunit që përdoret për pastrim parash.

Mithat tronditet kur shikon se i ofrohet punë për të ndihmuar Hazallin. Asu informon Xhandanin se diamantet kanë humbur. Xhandan dhe Asu vendosin të arratisen për të shpëtuar jetën e tyre. Harun i ofron ndihmë Dilarës për të zbuluar se çfarë fsheh Asu, por Dilara nuk pranon pasi do që Asu të largohet nga shtëpia. Harun gjen diamantet që kërkon Asu në lodrat e djalit. Kriminelët gjejnë Asun dhe Xhandanin. Dilara i tregon Asus se ka gjetur diamantet.

Harun ndjek pas Asun. Xhihan i shpreh Ozanit se e ka marrë malli për Rahmiun dhe se ka besim tek pafajsia e tij. Xhihan i tregon Dilarës së Harun e ka nxjerrë Mahiden nga azili. Hazall kthehet kundër Harunit. Mahide shkruan deklaratën e saj ku rrëfen çdo të vërtetë. Hazall i shkon në shtëpi Mahides dhe i vërsulet keq asaj. Mahide pëson krizë astme por Hazall nuk e ndihmon dhe i merr ilaçin. Burhan rrëmben Xhansunë.

Xhansu e kupton dhe provokon një aksident me makinë. Burhan është gjallë ndërsa Xhansu humb ndjenjat. Mahide arrin të shpëtojë pasi merr vetë ilaçin. Xhansu mbijeton por ka dhimbje në bark. Disa fëmijë shikojnë makinën. Hatixhe shkon të takojë Dilarën për t’i dhënë diskun ku Mahide rrëfen çdo gjë. Asu merr diskun dhe tenton ta shikojë. Harun nuk ka ende besim te Selma. Dilara i shkon Harunit në punë dhe ndahet me të.

Mahide nxehet me Hazallin dhe pendohet për diskun që i ka dhënë Dilarës ndaj heq dorë nga pendesa. Hazallin e vret ndërgjegja që nuk e ndihmoi Mahiden. Mithat e siguron që është gjallë duke e telefonuar Mahiden. Asu dhe Xhandan shikojnë së bashku rrëfimin e Mahides. Asu vendos të presë momentin e duhur për t’i dhënë CD-në Dilarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat