E pabesueshme, këngëtarja harron të rregjistrojë djalin e porsalindur

Mediale Vip

E pabesueshme, këngëtarja harron të rregjistrojë djalin e porsalindur

Më: 14 maj 2017 Në ora: 12:30
Cheryl Cole dhe Liam Payne

Rregullat janë rregulla, pavarësisht se sa i famshëm mund të jetë dikush. Ato duhen përmbushur aq më tepër kur janë ligje të rëndësishme. Fëmija i këngëtares së njohur Cheryl Cole dhe Liam Payne është duke u përballur që tani me probleme ligjore. Vërtet që është një gëzim i madh ardhja në jetë e një fëmijë por ja që ndodh që ky fakt të të hutojë kaq shumë!

Sipas Mail, prindërit e rinj kanë harruar ta regjistrojnë lindjen e fëmijes së tyre. Me sa duket, ka një limit prej 42 ditësh për firmosjen e të gjithë dokumentacionit ligjor, dhe më pas plas bomba. Cheryl dhe Liam duhet të kishin përfunduar regjistrimin e djalit të tyre që më 21 Mars por ata nuk e kanë bërë ende. Tani i duhet të paguajnë një gjobë prej 352 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat