Modestia e McGregor, shfaqet duke ushqyer me qumësht fëmijën e tij

Mediale Vip

Modestia e McGregor, shfaqet duke ushqyer me qumësht fëmijën e tij

Më: 14 maj 2017 Në ora: 18:40
Modestia e McGregor

Me gjithë angazhimet e mëdha në aspektin profesional, Conor McGregor gjen kohë që t’i qëndrojë pranë familjes së tij.

Kampioni i dyfishtë i UFC-së ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet duke i dhënë qumësht djalit të tij të porsalindur.

“Kampioni i padiskutueshëm botës në kategorinë katër kilogramë, qëndron gjithmonë i gatshëm! Edhe atëherë kur pi qumështin e tij”, ka shkruar McGregor në përshkrimin e fotografisë.

Në fotografinë e publikuar, vogëlushi duket i vendosur në pozicion gatishmërie dhe me grushtet gati.

Më 5 maj të këtij viti, McGregor dhe partnerja e tij, Dee Devlin, u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, të cilin e pagëzuan Conor Jack McGregor. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat