Jenner njoftohet me familjen e Travis Scott

Mediale Vip

Jenner njoftohet me familjen e Travis Scott

Më: 15 maj 2017 Në ora: 01:16
Kylie Jenner

Që të dy u panë së pari teksa po shoqëroheshin në festivalin muzikor në Coachella.

Por, pavarësisht se kjo ngjarje ndodhi muajin e kaluar, Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur hapa të mëtutjeshëm për lidhjen e tyre.

Mediat rozë raportojnë se Scott, tashmë ka njoftuar bukuroshen Jenner me familjen e tij, duke iu thënë madje se ajo është e duhura për shtëpinë e tij dhe se Jenner është mjaft serioze.

Sipas burimeve të TMZ, çifti janë parë duke ndarë kohë edhe në një nga pishinat private fotografi e cila është siguruar dhe publikuar në rrjetet sociale.

Jenner e cila është motra më e vogël e të famshmes Kim Kardashian, mësohet se ka kaluar goxha kohë me të dashurin e saj më të ri në vendlindjen e tij.

Image
Kylie Jenner dhe Travis Scott
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat