A e keni parë Conchitën se si duket si burrë, e ka ndërruar edhe emrin

Mediale Vip

A e keni parë Conchitën se si duket si burrë, e ka ndërruar edhe emrin

Më: 15 maj 2017 Në ora: 07:22
Conchita Wurst

Conchita Wurst, ka realizuar një tranformim drastik në pamjen e saj. 

Në vitin 2014, artisti(ja) u shfaq në skenën e festivalit evropian me një fustan dhe në rolin e “një femre me mjekër” e fitoi edicionin e atëhershëm të Eurosong. 

Dhe në ditën finale të edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni muzikor, Conchita (emri i vërtetë i të cilit është Thomas Neuwirth), ka hequr dorë nga fustanet dhe ka zgjedhur të vishet me rroba lëkure dhe të tjera por vetëm si burrë.

Këngëtari(ja) i hitit “Rise Like A Phoenix” ka thënë më herët se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë, gjegjësisht Conchitan.

Dhe pikërisht kështu ka bërë. 28-vjeçari po përpiqet të krijojë një tjetër imazh për karrierën e tij në vijim. Ai tani dëshiron të harrojë Conchitën.

“Më duket sikur dua të krijoj një person të ri… Pa femrën me mjekër”, ka thënë Neuwirth për Die Welt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat