A i ngjan Ledionit? Sara publikon për herë të parë fytyrën e djalit

Mediale Vip

A i ngjan Ledionit? Sara publikon për herë të parë fytyrën e djalit

Më: 15 maj 2017 Në ora: 07:42
Sara dhe Ledioni

Sara Hoxha e ka fshehur gjatë gjithë kohës portretin e djalit të saj, London. Por, sot në Ditën Ndërkombëtare të nënave, ajo ka postuar një foto të rrallë që ka bërë nga salla e operacionit kur ka lindur Londoni për të dhënë kështu një mesazh të fortë për të gjitha nënat.

Dita kur u bëra nënë. Kjo është për gjithë mamatë: edhe nëse je 20 ose 45 vjeç, edhe nëse je e martuar apo një mama beqare, edhe nëse ke bërë lindjen me operacion apo natyralisht, edhe nëse ke dhënë qumësht gjiri apo qumësht të blerë, edhe nëse je mama që rri në shtëpi ose mama qe punon. Kjo është për të gjitha mamatë që mundohen çdo ditë për të rritur fëmijët e tyre në mënyrën më të mirë!” – ka shkruar Sara përbri fotos.

Sara dhe Ledioni pas historisë së tyre të dashurisë kanë një fëmijë. Shumë i komentuar nga të gjithë si trashëgimtari i të ndjerit Dritan Hoxha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat