Kënga e Rita Orës u shkrua nga Ed Sheeran!

Mediale Vip

Kënga e Rita Orës u shkrua nga Ed Sheeran!

Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:14
Rita Ora

Fama e saj botëre, çdo ditë e më shumë po i pamundëson një jetë të thjeshtë këngëtares shqiptare Rita Orës.

Përveç pushimeve luksoze që kaloi muajt e fundit, ajo nuk la anash angazhimet e saj për të sjell projekte të reja.

Ndërkaq në një intervistë ekskluzive dhënë për The Times, këngëtarja nga Prishtina, ka zbuluar disa nga sekretet e saj rreth këngës së saj më të re të quajtur ”Your song”.

Ora ka zbuluar se kënga e saj ”Your song” është shkruar nga këngëtari i njohur Ed Sheeran e që projekt i cili do të publikohet më 26 të këtij muaji.

Veç tjerash krahas angazhimeve të saj në industrinë e muzikës, Rita Ora është bërë figurë e brendeve të ndryshme të njohura botërore për promovimin e produkteve të tyre.

Por, se çfarë fshihet prapa këngës së saj më të re, pritet të shihet në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat