Ka tash e një kohë që çifti Afrona Dika – Blero Muharremi kanë paralajmruar kapitullin e ri të jetës në periferi të Prishtinës.
Dyshja vetëm se kanë nisur të ndërtojnë shtëpinë e tyre të përbashkët, në të cilën duket se çdo gjë kanë projektuar deri në detaje.
Këtë e ka lënë të kuptohet bukuroshja Dika, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shfaqur fotografi të një shtëpie, nga enterieri i së cilës duket të jenë inspiruar për strehën e tyre.
“Në të ardhmen” – ka deklaruar shkurt Afrona.
Një gjë që dihet e mund të thuhet sigurtë është që ngjyra dominante në shtëpinë e çiftit do të jetë një – e bardha.