Më në fund, shfaqet Taylor Swift

Mediale Vip

Më në fund, shfaqet Taylor Swift

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:32
Taylor Swift

Taylor Swift më në fund është fotografuar, pas disa muajsh larg syve të publikut.

27-vjeçarja është parë gjatë fundjavës së kaluar teksa ishte për vizitë tek nëna e saj Andrea në Nashville, Tenn. Këngëtarja është parë duke hyrë në një avion privat të shtunën më 13 maj dhe qëndroi deri të dielën, shkruan TMZ.

Taylor nuk është fotografuar që nga shkurti, kur ajo mori pjesë në Super Bowl.

Këngëtarja nuk ka komentuar publikisht për qëndrimin jashtë qendrës së vëmendjes, por shumë besojnë se ajo po punon në albumin e saj të ardhshëm.

Nëse nuk e keni ditur, nëna e Taylor u diagnostikua me kancer dy vjet më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat