Kështu e uron Luana për ditëlindje motrën e saj Marinën

Mediale Vip

Kështu e uron Luana për ditëlindje motrën e saj Marinën

Më: 17 maj 2017 Në ora: 09:19
Marina dhe Luana

Ato e nisën karrierën si motrat Vjollca dhe pavarësisht se kanë kaluar vite dhe janë profilizuar ndryshe, Marina dhe Luana vijojnë të quhen motrat Vjollca.

Ditën e sotme Marina feston ditëlindjen, dhe në këtë rast motra e saj vetëm 1 vjeçe më e vogël, Luana i bën një urim të ndjerë, por thotë se e pranon që njerëzit duan më shumë motrën e saj.

Duke publikuar në Instagram një fotografi nga vegjëlia e tyre kur këndonin në një festival për fëmijë, Luana shkruan: “Atëherë kur kënduam tek ky festivali i fëmijëve nuk pranoja kurrsesi pa ty.

Edhe sot kur jemi bashkë në skenë jam më e plotësuara, më e lumtura! Gëzuar ditëlindjen gjysma ime!! Njerëzit të njohin e të duan shumë e për këtë gëzoj pa masë (edhe pse jam pak xheloze që femrat të duan ty më shumë se mua) Por unë e di sa shumë akoma ke për ti dhuruar publikut tënd ndaj mezi po pres të shoh gjithë shkëlqimin tënd. Të dua”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat