Motra dhe gjysmë-vëllezërit e Prince, trashëgojnë pasurinë e tij

Mediale Vip

Motra dhe gjysmë-vëllezërit e Prince, trashëgojnë pasurinë e tij

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:15
Prince

Më shumë se një vit pas vdekjes së superyllit të muzikës Prince, motra e tij dhe pesë gjysmë-vëllezërit janë shpallur trashëgimtarët ligjor të tij.

Këngëtari vdiq në muajin prill të 2016-ës, nga një overdozë aksidentale e ilaçeve kundër dhimbjeve fentanyl.

Ai nuk kishte lënë testament dhe nuk kishte fëmijë.

Ndërsa sipas disa raportimeve vlera e pronës së tij është rreth 200 milionë dollarë.

E në lidhje me pasurinë e tij 45 persona kanë hyrë në beteje ligjore duke thënë që janë trashëgimtarët, këtu duke përfshirë edhe një të burgosur në Kolorado që kishte dhënë deklarata të rreme se ishte i biri i Prince.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat