Besa “nuk e la të binte” Elinel-in

Mediale Vip

Besa “nuk e la të binte” Elinel-in

Më: 21 maj 2017 Në ora: 07:22
Besa Kokdhima

Në finalen e “The Voice” Besa Kokdhima dhe Elinel debutuan për herë të parë bashkëpunimin e tyre. Edhe pse performanca u shoqërua nga një incident i vogël pasi Elinel nuk u ngjit në skenë për të kënduar me Besën, të gjithë ata që e dëgjuan, me siguri e shijuan këngën që Besa performoi dje live. Vetëm pak minuta më parë është publikuar videoklipi i këngës “Mos m’le me ra”.

Si  çdo klip i Besës apo Elinel, gjithçka është menduar deri në detaje. Teksti flet për një histori dashurie e cila mban emrin e Besës, Elinelit dhe Timo Fllokos. Muzika është produksion i Three Dots nga Kledi Bahiti dhe Dj Vicky. Për më shumë ndiqni klipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat