Monika Kryemadhi sqaron çfarë e ka në të vërtetë, Bebe Rexhën

Mediale Vip

Monika Kryemadhi sqaron çfarë e ka në të vërtetë, Bebe Rexhën

Më: 21 maj 2017 Në ora: 10:26
Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha me familjaret

Që Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha janë kushërira e kemi mësuar tashmë, aq më tepër pas videove kur deputetja e LSI-së dhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, vallëzonin së bashku në një dasmë.

Sot, në “Xing me Ermalin” Monika ka treguar marrëdhënien e vërtetë që e bashkon me këngëtaren. “Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”, tha Monika.

Ajo tha që edhe Bebe është nga Dibra e Madhe, si Monika, por këngëtarja me emrin e vërtetë Bleta, ka lindur në Brooklyn, në New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat