Ish konkurrenti në “The Voice”, kandidat për deputet

Mediale Vip

Ish konkurrenti në “The Voice”, kandidat për deputet

Më: 21 maj 2017 Në ora: 10:41
The Voice

Ish konkurrenti në “The Voice Albania 6” është pjesë e listës për deputet.

Bëhet fjalë për Shpend Hysajn, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të kërkojë votën kryesisht në vendlindje – Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hysaj përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook teksa ka kërkuar besimin e qytetarëve.

“Tashmë është bërë publike lista e kandidatëve për deputet të parlamentit të Republikes, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Anëtarësia e Lëvizjes në Ferizaj si dhe kryesia, më ka nderuar duke më besuar dhe mua që të jem i deleguar në legjislaturën që do të dalë nga këto zgjedhje të parakohshme”, shkroi Hysaj.

Kujtojmë se këngëtari ishte nuk kishte mundur të kualifikohet në finale duke humbur në gjysmëfinale të këtij spektakli muzikor.

Image
Shpend Hysaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat