Yllka Gashi kthehet pas dy viteve në Prishtinë, familja e pret me lule e ëmbëlsira

Mediale Vip

Yllka Gashi kthehet pas dy viteve në Prishtinë, familja e pret me lule e ëmbëlsira

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:15
Yllka Gashi

Aktorja e njohur e serialeve vendore, Yllka Gashi, pas dy viteve është rikthyer sërish në Prishtinë.

Ka mbi dy vite që ajo dhe bashkëshorti i saj bashkë me fëmijët, janë shpërngulur dhe jetojnë në New York.

E së fundmi, pas dy viteve mungesë, ata janë kthyer sërish në Kosovë, ndërsa Yllka ka qenë ajo e cila menjëherë ka publikuar disa fotografi në Instagram nga Aeroporti i Prishtinës.

Ndërkohë, familjarët të cilët prisnin me mall ardhjen e aktores, kishin përgatitur një sërë befasish për të.

Plot lule e ëmbëlsira ishin përgatitur enkas për aktoren e njohur, e cila vërehej më se e buzëqeshur për arritjen e saj në Kosovë.

“Kur kthehesh n’shpi mas gati 2 vjetve edhe ma t’dashtunit e shpirtit t’presin me lule e ambëlsina!” (sic.), shkrun në mbishkrimin e fotografive Yllka Gashi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat