A i ka zmadhuar Fjolla Morina të pasmet? Këngëtarja e tregon “live” në emision

Mediale Vip

A i ka zmadhuar Fjolla Morina të pasmet? Këngëtarja e tregon “live” në emision

Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:57
Fjolla Morina

Simpatike, seksi dhe shumë e drejtpërdrejtë!

E si e tillë, Fjolla Morina nuk e ka aspak problem të flasë hapur.

Ajo ka treguar çdo çdo hap për ndërhyrjen e fundit në të pasme dhe për komentet e shumta për lajmin se këngëtarja i ka zmadhuar.

Teksa prezantoi klipin më të ri “Vet ke met” në emisionin “Rudina” ajo ka folur dhe për lajmet e komentuara keq në media e portale: “Ne kemi gjithmonë qejf t’i ekzagjerojmë gjërat” – thotë ajo e pyetur nga Rudina për ndryshimet që ka pësuar në fizikun e saj dhe lajmet e përhapura në mediat rozë.

“Është e vërtetë që kam bërë një ndërhyrje, por nuk ka të bëjë me operacion plastik, por lipostucion, pra thithje dhjami… Pas lindjes, mora shumë kilogramë, rreth 15, ndaj edhe e kisha të nevojshme të hiqja dhjamin që më ishte krijuar” – tregon Fjolla duke hedhur poshtë të gjithë zërat për zmadhim vithesh.
E pyetur për të tjera ndërhyrje në trupin e saj, ajo thotë prerë: “Asgjë tjetër”, madje edhe aludimeve për ndërhyrje në portret, u përgjigjet, “Kurrë në jetë fytyrën s’e prek”.

Tashmë kanë kaluar katër muaj nga ndërhyrja dhe faza e rikuperimit nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Megjithatë, Fjolla do t’ua këshillonte të gjitha nënave që e shohin të domosdoshme për ta bërë diçka të tillë, por vetëm pas lindjes.

“Mendoj se një ndërhyrje të tillë, çdo femër mund ta bëjë, por vetëm pas lindjes. Mendoj se ato që nuk kanë lindur dhe nuk kanë fëmijë, s’kanë nevojë ta bëjnë”, është shprehur Fjolla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat