Dua Lipa mohon lidhjen me Martin Garrix

Mediale Vip

Dua Lipa mohon lidhjen me Martin Garrix

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 09:18
Dua Lipa dhe Martin Garrix

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është spekuluar për një lidhje të mundshme me DJ superyllin, Martin Garrix.

Bukuroshja shqiptare është parë së fundmi shumë në shoqëri me Marti Garrix.

Dyshja kanë realizuar edhe një këngë së bashku, por spekulimet së fundmi morën një rrjedhë tjetër.

Image

Sidoqoftë, faqja më e madhe e fansave në Instagram e Dua Lipës ka kontaktuar drejtpërdrejt me këngëtaren shqiptare, e cila e ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë dhe Martin jemi vetëm shokë. Ajo fotografi është nxjerrë nga konteksti. Ne thjesht kemi qeshur me gjërat që po fliten në internet”, u përgjigj Dua ndaj fansave të saj.

Dua Lipa vazhdon të jetë single pas ndarjes nga Isaac Carew.

Ndryshe, këngëtarja vazhdon at shijojë suksesin e superhitit të saj me Dj superyllin, Martin Garrix.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat