Vjen reagimi i Era Istrefit për këngën e Elvana Gjatës

Mediale Vip

Vjen reagimi i Era Istrefit për këngën e Elvana Gjatës

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:29
Elvana Gjata dhe Era Istrefi

Kjo këngë e cila është punuar nga Poo Bear, producenti i Justin Bieber dhe nga David Guetta, deri më tani është dëgjuar më shumë se 700 mijë herë.

Kënga “Forever is over” u prit shumë nga të gjithë, kjo për arsye se me këtë këngë Elvana filloi një karrierë të re në tregun ndërkombëtare dhe ideja se çfarë do të sjellë padyshim se ishte e padurueshme sidomos për fansat e saj.

Por, menjëherë pas lansimit të këngës, filluan edhe kritikat pozitive dhe shpërndarja e madhe e saj, jo vetëm nga fansat por edhe nga kolegët.

Kjo këngë e cila është punuar nga Poo Bear, producenti i Justin Bieber dhe nga David Guetta, deri më tani është dëgjuar më shumë se 700 mijë herë.

Ky projekt muzikor po pëlqehet edhe nga Era Istrefit e cila gjithashtu është duke ndërtuar karrierën muzikore në tregun ndërkombëtarë. Era ka shpërndarë këngën e re të Elvanës duke dëshmuar kështu që është në përkrahje të artistes. “When forever i over <3" shkruan Era në postimin e saj.

Image
Postimi i Eres
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat