Piktoret e Kosovës me veshje indiane!

Mediale Vip

Piktoret e Kosovës me veshje indiane!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:39
Verona Ahmeti e Arjeta Selmani

Shumë herë na duken interesante kur i shohim vajzat indiane me mënyrën e veshjes sidomos me pikën që kanë në mes të ballit sipas traditës së tyre. Por veshja indiane u shkon përfytyre edhe vajzave shqiptare. Verona Ahmeti e Arjeta Selmani, pa dyshim se janë dy piktore të talentuar të Republikës së Kosovës, por për një moment përjetuan se çfarë do të thotë të vishesh si indiane. Verona nga Prishtina e Arjeta nga Ferizaj, duken mjaft tërheqëse me veshjet indiane.

Në festivalin e rëndësishëm "Euro Kosova-Art" – Harilaq të Fushë Kosovës, morën pjesë artist nga vendet e ndryshme të botës, mbase edhe shumë vajza nga India. “Nuk veshim fustane të kulturës indiane. Kësaj radhe për pak minuta provuam një veshje të kulturës indiane dhe e pamë se si dukem. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë apo atraksion në vete në shenjë respekti që kishim për to”, thotë Verona për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat