Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston që e la më 2005-ën

Mediale Vip

Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston që e la më 2005-ën

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:48
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Pas 12 vjetësh, Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston, ish-bashkëshortes së tij, që e la më 2005-ën dhe u martua me Angelina Jolie.

Koha i shëron vetë plagët është një shprehje. Pas pesë vjet martesë me aktoren e serialit satirik “Friends”, Pitt u dashurua me Jolien gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith” dhe kërkoi menjëherë divorcin, shkruan shtypi rozë amerikan, duke cituar burime anonime.

Aktori ka bërë një hap prapa, me sa duket edhe falë terapisë së cilës i është nënshtruar pas divorcit nga Angelina.

“Pas divorcit të fundit, i ndodhur disa muaj më parë, Brad, jo vetëm që e ka lënë pijen, por filloi të shkojë edhe në terapi”, – shkruajnë mediet amerikane, që zbulojnë detaje edhe nga një burim anonim: “Brad i kërkoi falje Jenn që i ka thyer zemrën vite më parë. Zakonisht ai nuk hapet kështu, por falë terapisë dhe periudhës së rehabilitimit, ka mësuar të shprehë ndjenjat e tij”.

Një tjetër burim ka shtuar: “Ajo ka qenë e hapur sa i takon faljes së tij në mënyrë të pabesueshme. I ka thënë që e ka falur dhe të përqendrohet tek e ardhmja”.

Aniston do të festojë së shpejti dy vjet martesë me Justin Theroux, ndërsa Pitt është ende në dëshpërim pas divorcit, me problemet e lidhura me kujdestarinë e 6 fëmijëve Maddox, 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe dy binjakët 8 vjeç, Knox dhe Vivienne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat