Pse Justin Bieber s’po e këndon “Despacito” në koncerte?

Mediale Vip

Pse Justin Bieber s’po e këndon “Despacito” në koncerte?

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 09:46
Justin Bieber

Bashkëpunëtori i Justin Bieber në “Despacito” po vjen në mbrojtje të tij për mos-performimin e këngës në koncert.

Luis Fonsi po e mbështet këngëtarin 23-vjeçar i cili ka vendosur të mos e këndoj këngën pasi ai kohëve të fundit iu tha fansave se nuk e di tekstin e këngës dhe s’do të performojë me të – e fansat nuk ishin të lumtur.

“Unë nuk e fajësoj atë që nuk e di tekstin, mendoj se duhet t’i japim kohë sepse kjo nuk është gjuha e tij amtare”, ka thënë Luis në ABC News Radio. “Ne nuk mund të presim që ai të dalë e ta këndoj atë në mënyrë të përkyrer”.

Në “Despacito’, Justin këndon në spanjisht – që Luis thotë se ishte hera e parë që këndoni në një gjuhë tjetër.

“Ai kishte tekstet para tij”, tha Luis kur ata regjistruan këngën.

“Ai kishte një shans për të regjistruar në anglisht. Ne kishim një tekst të plotë në anglisht dhe ai vendosi të merrte kohë për të regjistruar atë në spanjisht, sepse donte ta mbante origjinalitetin e këngës”.

Luis vazhdoi: “Pra, unë me të vërtetë duartrokas faktin se ai e mori kohën në studio regjistrimi për ta bërë këtë dhe ai bëri një punë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat