Ju kujtohet Mirko, ish-bashkëshorti i Sonit? Ja si e kujton ai këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

Ju kujtohet Mirko, ish-bashkëshorti i Sonit? Ja si e kujton ai këngëtaren shqiptare

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:40
Soni Malaj dhe Mirco Luccarel

Të gjithë e mbajmë mend dashurinë që lindi në prapaskenat e “Dancing With the Stars”. E kemi fjalën për Soni Malajn dhe baleririn italian Mirco Luccareli të cilët u martuan pas përfundimit të spektaklit. Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vogëlushja e tyre Anna, Soni dhe Mirko u divorcuan.

E ndërsa këngëtarja e suksesshme tashmë po jeton romancën në krahët e një biznesmeni shqiptar, Mirko duket se nuk e ka harruar tërësisht Sonin.

Ai ka publikuar një video, ku ka përmbledhur disa nga eksperiencat e tij më të rëndësishme në jetë, duke nisur që nga shfaqjet si aktor në ekran, si këngëtar, e më pas si balerin. Në një nga sekuencat e videos Mirko shihet teksa kërcen me ish-bashkëshorten e tij në “Dancing With the Stars”, me të cilën mban ende raporte të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat