Gjiko, edhe te berberi me pelerinë “Gucci”

Mediale Vip

Gjiko, edhe te berberi me pelerinë “Gucci”

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 07:39
Reperi Gjiko

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, vazhdon të jetë një prej reperëve më të pëlqyer në vend.

Kënga e tij e fundit “Papuqe Gucci” është shndërruar në hit javëve të fundit, dhe mund të thuhet lirshëm se ishte ndër këngët më të dëgjuara gjatë vjeshtës në estradë.

Çdo gjë rreth markës “Gucci” ka tashmë një ‘hashtag’ në rrjetet sociale, që ndërlidhet me këngën, e cila brenda pak kohe u bë hit.

Gjiko është shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet te berberi, teksa bëhet gati për të prerë flokët.

E veçanta e fotografisë, është se reperi ishte mbuluar me një pelerinë të zezë me markën “Gucci”, ndërsa njëlloj kishte sqaruar edhe në mbishkrimin e fotografisë.

 

Tu shku te berberi me pelerine gucci ???? Per ma shume insta Story ??????

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

“Tu shku te berberi me pelerinë ‘Gucci’”, ka shkruar me të qeshura reperi në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat