Geta Beqa provokuese në fotografinë e fundit, shfaqet e zhveshur mbuluar vetëm me robdeshambër

Mediale Vip

Geta Beqa provokuese në fotografinë e fundit, shfaqet e zhveshur mbuluar vetëm me robdeshambër

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 10:38
Geta Beqa

Geta Beqa është një personazh jo pak i përfolur në media.

Kalimi prej një aktoreje në një kampione ‘bodybuildingu’ ishte një veprim i guximshëm, ndërsa i solli asaj një famë edhe më të madhe te njerëzit.

Geta është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Jo të pakta janë rastet kur ajo publikon edhe ndonjë provokuese, duke rrëmbyer kështu vëmendjen e fansave.

Një të tillë, bukuroshja Beqa e ka publikuar së fundmi në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet nudo para pasqyrës, mbuluar vetëm me robdeshambër, ndërsa vë në pah linjat e saj.

Ajo iu ka uruar fansave një vikend të mbarë nga Milano, ndërsa ka rrëmbyer me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

E njëjta këtë vit u shpall kampione në garën “Bikini Wellness”, e cila u mbajt në Spanjë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat