E ofendoi rëndshëm, Ronela Hajati ‘’flakë më flakë’’ me komentuesen:’’Shko të vjellësh…’’

Mediale Vip

E ofendoi rëndshëm, Ronela Hajati ‘’flakë më flakë’’ me komentuesen:’’Shko të vjellësh…’’

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 12:05
Ronela Hajati dhe Young Zerka

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur prej shumë kohësh se janë në një lidhje dashurie mes tyre, por ata as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar deri më tani.

Në postimin e fundit që Ronela Hajati ka publikuar në Instagram ku shfaqet në skenë me Young Zerkën ka pasur edhe një debat virtual  me një nga komentueset, e cila shfryn vrer ndaj këngëtares dhe e quan atë një femër pa shije , me zë si burrë etj, radhit një sërë epitetesh me konotacion negativ.

Ndërkohë të shumtë ishin ndjekësit e këngëtares që i dolën në mbrojte, por as vetë Ronela nuk hezitoi t’i kthente një përgjigje publike ‘’flakë për flakë’’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat