Katie shkruan fjalë prekëse për babanë e ndjerë

Mediale Vip

Katie shkruan fjalë prekëse për babanë e ndjerë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 09:27
Katie Cassidy dhe David Cassidy

Katie Cassidy nderoi babanë e saj të ndjerë, David Cassidy, me një post prekës, dhe zbuloi fjalët e tij të fundit për të.

30-vjeçarja që thuhet se kishte një marrëdhënie jo të mirë me babanë e saj, shfrytëzoi Twitterin për të falënderuar fansat për mbështetjen gjatë kësaj kohe të vështirë.

“Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Fjalët e fundit të babait tim ishin ‘kaq shumë kohë të humbur’. Kjo do të jetë një kujtesë e përditshme për mua”.

Siç kemi raportuar më parë, aktori vdiq të martën, disa ditë pasi u pranua në një spital në Florida. Ai ishte 67-vjeçar dhe ishte diagnostikuar me sëmundje psikike, pasi kishte luftuar më abuzim të substancave narkotike për dekada të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat