Adelina tregon çfarë nuk i pëlqen tek Vali

Mediale Vip

Adelina tregon çfarë nuk i pëlqen tek Vali

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:25
Adelina dhe Vali

Këngëtarja Adelina Ismaili është njëra ndër këngëtaret më të shquara të skenës muzikore shqiptare, e cila tash e një kohë ka pauzuar nga muzika.

Adelina i është përkushtuar tërësisht rritjes së djalit të saj, Uliksit dhe ka lënë prapa çdo angazhim në karrierën muzikore.

Këto ditë, kishte bërë bujë në medie lajmi që këngëtarja është rikthyer në Kosovë, duke aluduar të gjithë në atë se Adelina po rikthehet në skenë.

Këngëtarja ishte e ftuar në një intervistë për ‘Thumb’ ku foli më shumë për jetën private, duke treguar kështu ndjesinë e të qenit nënë për herë të parë.

E pyetur se cila gjë nuk i pëlqen Adelinës tek partneri i saj, Vali, ajo e përmendi vetëm faktin që bën paksa rrëmujë ashtu si çdo burrë. “Ka një ves të keq që i hedh rrobat në çdo cep”, ka shtuar këngëtarja dhe po ashtu tregoi se lindja e Uliksit i ka afruar edhe më shumë si çift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat