Ditëlindja e Valit bën Adelina Ismailin të shpërthejë në fjalë dashurie

Mediale Vip

Ditëlindja e Valit bën Adelina Ismailin të shpërthejë në fjalë dashurie

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:42
Adelina Ismaili

Tip rebel dhe e egër, rrallë herë tregon dashuri publikisht dhe është një grua e fortë e e zjarrtë.

Adelina Ismaili, është diva e muzikës shqiptare, ajo të cilën askush e asgjë s’e rrëzoi.

Dhe tani kur e shohim atë tek bëhet e ndjeshme dhe thotë fjalë të bukura dashurie publikisht, na duket pa dyshim interesant.

Pasi është martuar e është bërë nënë, ajo është tërhequr edhe nga muzika, por gjatë javës që lamë pas, e kemi parë në intervista e në një interpretim në Gjilan, ku iu rikthye skenës pas shumë kohësh.

Ndërsa siç bën rrallë herë në rrjete sociale, ajo e ka uruar bashkëshortin e saj Valin, për ditën e tij të lindjes me një dedikim special të mbushur me dashuri.

“Urime ditëlindjen dashnia jeme, shoku jem më i mirë, më i bukuri që kam pa, dielli i jetës sime,krahu im i fortë, Vali im”, ka shkruar Adelina.

Dyshja kanë kohë që janë bashkë e jetojnë në Zvicër, ndërsa para dhjetë muajsh, Adelina solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, Uliksin. 

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat