I dashuri u arrestua si bos kokaine, ja çfarë shkruan gazeta italiane për Viola Spiron

Mediale Vip

I dashuri u arrestua si bos kokaine, ja çfarë shkruan gazeta italiane për Viola Spiron

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 11:08
Viola Spiro me te dashurin

“Ajo nuk ka asnjë faj. Përpos faktit që është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë”.

Kështu e nis artikullin një prej mediave lokale në Itali, teksa jep detaje rreth shqiptarit Valentin Selaj, të arrestuar për trafik droge.

Artikulli ndalet edhe te prezantuesja Viola Spiro, e dashura e Sealjt, e cila sipas gazetës italiane është një nga femrat e famshme  dhe të dëshiruara në Shqipëri. “Një vajzë kopertinash, televizioni, modele, me pak fjalë mbretëreshë e botës së modës, që ishte mësuar me jetë të bukur dhe nuk kishte kuptuar se i dashuri i saj shqiptar ishte një nga 6 personat në kërkim të të cilit ishte vënë gjysma e policisë europiane”, shkruhet në artikull.

“Një grua perfektë, me gjithë ato para që e rrethonin, kush mund ta mendonte se pikërisht i dashuri i saj ishte në të vërtetë bosi i drogës me interesa në gjysmën e Evropës? Gjithmonë e ndjekur nga paparacët, gjithnjë nëpër televizione, e ëndërruar nga meshkujt dhe jo vetëm, ka xhiruar botën për shërbime  fotografike. Ajo nuk ka të bëjë asgjë me operacionin e fundit të policisë , por ditën tjetër pas operacionit dhe arrestimit të të dashurit, ka postuar në rrjetin social dy foto të trishtuara. Buzëqeshja e saj është zhdukur”, vijon artikulli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat