Sasa duket si princeshë në fustanin e kuq

Mediale Vip

Sasa duket si princeshë në fustanin e kuq

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 11:34
Adriana Matoshi

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi me rolet në filma dhe seriale ku aktron ka bërë për vete një publik të tërë.

Së fundi, ajo është e angazhuar në serialin vendor ‘O sa mirë’, në të cilin luan rolin e nxënëses me emrin Sasa.

Sasa është njëherësh në mesin e personazheve më të pëlqyera në atë serial dhe shumëkush tani tenton edhe ta imitojë.

Aktorja është goxha aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe vazhdimisht nga ajo që bën çdo ditë.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të kuq që dukej sikur princeshë.

“E kuqja shkon me gjithçka dhe e kuqja shkon me asgjë”, është mbishkrimi që Sasa i kishte lënë fotogrfisë në të cilën u komplimentua për dukjen nga ndjekësit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat