Adelina Ismaili tregon se si e ka kapur politikanin e njohur duke vjedhur para

Mediale Vip

Adelina Ismaili tregon se si e ka kapur politikanin e njohur duke vjedhur para

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:31
Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur, e cila konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur për karrierën e saj muzikore si dhe jetën personale.

Ajo tregoi në emision edhe një histori se në kohën kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, një organizator i një koncerti që tashmë është një politikan i njohur në Kosovë është kapur duke vjedhur para.

“Organizatorin e një koncerti kur kam qenë 14 vjeçe, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, e kam zënë me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se mendova mos do vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbë e kam rrëzuar në tokë. Më pas, e kanë rrahur kolegët që ishin aty se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë”, ka thënë Adelina, e cila heziton të tregojë emrin e tij.

Ajo më tutje ka treguar edhe se çfarë nuk i pëlqen te bashkëshorti, Vali Krasniqi.
“Ka një ves të keq që i hedh rrobat në çdo cep”, tregoi Adelina. Përveç kësaj ane të “keqe” Vali di të jetë edhe romantik.

Momenti më i bukur, që Adelina e ka veçuar nga të tjerat, është darka surprizë që i ka bërë në buzë të detit, të rrethuar me lule dhe qirinj. “Ka bërë diçka në plazh, kemi ngrënë darkë buzë detit, të rrethuar me lule, qirinj”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat