Ja cili është seriali që bashkoi 11 vite më parë dy aktorët e njohur, në atë kohë ende fëmijë!

Mediale Vip

Ja cili është seriali që bashkoi 11 vite më parë dy aktorët e njohur, në atë kohë ende fëmijë!

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:36
Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancoglu

«Dashuri e pafund» do të mbahet mend si një nga serialet më të suksesshëm të kinematografisë turke. I transmetuar në më shumë se 60 shtete, ky serial sapo është shpallur fitues i Çmimeve Emmy në kategorinë "Seriali më i mirë".

Megjithatë, fansat e dy aktorëve Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancoglu do të kujtojnë gjithashtu se ky serial bashkoi pas 11 vitesh dy aktorët e mirënjohur. Në vitin 2006, ata interpretuan në "Ilk Ask".

Ky film ishte filmi i parë ku Neslihan interpretoi. Ajo luante në rolin e Genç Bahar dhe ishte vetëm 13 vjeç. Ndërkohë, për Kaan ishte filmi i dytë. Ai kishte interpretuar një vit më parë në "Ispanaktan Nagmeler". Deri atëherë, Kaan ishte shfaqur në ekran vetëm nëpërmjet serialeve.

Megjithatë, dy aktorët do të takoheshin përsëri në rolet protagoniste të "Dashuri e pafund", Neslihan si Nihan ndërsa Kaan si Emir.

Image
Neslihan Atagul
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat