Mësohet data e publikimit të duetit mes Albanit dhe Miriamit

Mediale Vip

Mësohet data e publikimit të duetit mes Albanit dhe Miriamit

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:53
Albani dhe Miriami

Pas pauzës për një periudhë të gjatë, këngëtarja Miriam Cani është kthyer fuqishëm në skenë.

Këto ditë, Miriami ka publikuar projektin “Meteor”, këngë kjo e cila u prit mirë nga publiku.

Por, jo vetëm kaq, ajo ka paralajmëruar edhe një duet me bashkëshortin e saj, kantautorin Alban Skënderaj, i cili do të jetë bashkëpunimi i tretë mes tyre.

Në një intervistë, Miriami kishte deklaruar se kjo do të jetë kënga më e rëndësishme në karrierën e tyre dhe kishte pranuar që pjesë e klipit do të jetë edhe vajza e tyre, Ameli.

Megjithatë, këngëtarja nuk kishte dhënë më shumë detaje, por ato i ka dhënë vetë Albani përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka njoftuar se kënga do ta mbajë titullin “Dhuratë” dhe do të publikohet të martën, pra me 28 nëntor.

“Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju  [?]
#DHURATA ##28NENTOR“, ka shkruar ai.

 

Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen "DHURATA" jone per ju ? #DHURATA ##28NENTOR

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat