Moderatorja shqiptare provokon Stresin: Nuk përdhunoj veshin me muzikën tënde

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare provokon Stresin: Nuk përdhunoj veshin me muzikën tënde

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 16:59
Hygerta Sako

Moderatorja e njohur shqiptare Hygerta Sako i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë për reperin Arkimed Lushaj ose Stresi, siç e njohin të gjithë.

Hygerta ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” që drejtohet nga dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe është pyetur nga ato nëse e dëgjonte muzikën e Stresit.

Ajo e ka mohuar këtë fakt por nuk ka ndalur me kaq duke shtuar se nuk e njeh reperin dhe se nuk përdhunon veshin me muzikën e tij.

Përsa i përket Noizyt, ajo ka folur me tone më te qeta dhe e ka pranuar që e njeh.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”, është shprehur moderatorja Hygerta Sako.

Ndërsa për Noizyn ajo është shprehur ai është i zhurmshëm (noizy).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat