Befason Çani, vajzat e shkurtra janë më të mirat në shtrat

Mediale Vip

Befason Çani, vajzat e shkurtra janë më të mirat në shtrat

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:16
Roza Lati dhe moderatori Arian Çani

I ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, moderatori Arian Çani i është përgjigjur pyetjeve thumbuese të saj. Sigurisht që mes tyre do kishte shumë momente gazmore dhe pyetje pikante, duke pasur parasysh natyrën karizmatike të dy personazheve.

Një prej këtyre momenteve pikante, ka qenë edhe një kompliment i Çanit drejt Rozës. Drejtuesi i “Zonë e Lirë” kishte parë fotot e Rozës në plazh që ka publikuar në Instagram dhe nuk nguroi ta përgëzojë publikisht për format.

“Jam e vogël në fizik, nuk e jap as moshën që kam, po me ca forma, pak me palestër, me pak shkathtësi, e shesim veten bukur… Do doja të isha 10 cm më shumë,” i kthehet moderatorja e “Why Not”, por Çani i dha një përgjigje shumë interesante.

“Ti mund të pyesësh miqtë e tu meshkuj, një femër e gjatë është vështirësisht e menaxhueshme në shtrat. Kjo dihet. Femrat e gjata në shtrat janë një tmerr.” Dhe Roza s’mund të ishte më dakord se kaq. Ndonëse u skuq pak në fillim, edhe partnerët e saj kanë patur këtë mendim për vajzat e shkurtra, ose më specifikisht për Rozën. “Me thënë të drejtën, impresioni që kam pas shtratit është shumë pozitiv.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat